OKB: Sulmi në Libi mund të konsiderohet krim lufte

Prishtinë | 03 Kor 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Një sulm që vrau 44 emigrantë në qendër të emigrantëve afër kryeqytetit libian mund të përbëj një krim lufte, ta një zyrtar i OKB-së.
në sulmin, të cilin qeveria libiane fajësoi për një sulm ajror nga forcat besnike ndaj një kryekomandanti, gjeneral Khalifa Haftar.

Së paku 130 njerëz janë plagosur në këtë sulm, për të cilin qeveria libiane e fajësoi një avion luftarak të forcave besnike të gjeneralit, Khalifa Haftar.

Forcat e gjeneralit Haftar akuzojnë qeverinë për bombardimin e qendrës së emigrantëve.

Shumica e të vdekurve besohet se janë nga Afrika, të cilët synuan të shkojnë në Europë përmes Libisë.

Mijëra emigrantë po mbahen në qendrat e paraburgimit të qeverisë në Libi. Vendndodhja e qendrës së emigrantëve që u sulmua iu tregua të gjitha partive që janë në konflikt në Libi, tha Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet.

“Ky sulm, varësisht prej rrethanave të sakta, mund të jetë një krim lufte. Kjo është hera e dytë që vendstrehimi u godit”, shtoi ajo.

Libia është shkatërruar nga dhuna dhe ndarja mes partive pas rënies së sundimtarit Muamar Gadafi kur u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme