Gjykata e Lartë e Apelit në Prishtinë ka planifikuar për 28 dhe 29 shtator dhe më 11 dhe 12 tetor seancën dëgjimore për ankesën e Oliver Ivanoviq në aktgjykimin e shkallës së parë nga ana e Dhomës Gjyqësore EULEX-i kur ishte dënuar me nëntë vjet burg.
Këtë ia ka bërë me dije gazetës “Politika” njëri nga avokatët mbrojtës të Ivanoviqit, Nebojsha Vlajiq.
Oliver Ivanoviq është duke vuajtur dënimin në njësinë e paraburgimit në veri të Mitrovicës.
Ai u dënua me akuzën e prokurorit publik ndërkombëtar për aktet e kryera më 14 prill 1999 në jug të Mitrovicës, kur u vranë disa shqiptarë etnikë dhe për krime në vitin 2000.
Ivanoviq u arrestua nga EULEX më 27 janar 2014.