Futbollisti i Leipzigut, Dani Olmo, kohët e fundit është lidhur për një transferim të mundshëm te Manchester City.
Por ylli spanjoll i ka hedhur posht këto spekulime në një intervistë për gazetën gjermane, “Bild”, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se nuk ka asgjë të vërtet nga lajmet e fundit dhe se ndihet i lumtur te Leipzigu.
“Nuk ka asgjë! Jam plotësisht i përqendruar në detyrën te Leipzig, Bundesliga, UCL dhe kupë. Man City është një klub i madh, një nga më të mëdhenjtë në botë. Josko Gvardiol] shkoi atje. Por jam i lumtur këtu.”, ka thënë Olmo.