Kohëve të fundit është njoftuar se aktorja e njohur, Olta Gixhari, është në pritje të fëmijës së parë.
Një gjë e tillë u bë e ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ajo pozoi së bashku me të dashurin e saj dhe në përshkimin e fotografisë kishte shkruar: “Mami dhe babi”.
Një përshkrim i tillë ka lënë të nënkuptohet se dyshja tashmë janë duke pritur të bëhen prindër.
Shtatzënia e saj u përfol në masë të madhe nga mediat rozë, duke predikuar edhe gjininë e foshnjës së saj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Olta ka bërë të ditur se as vet ajo nuk e ka zbuluar gjininë e fëmijës.
“Më falni, por unë nuk e kam zbuluar gjininë e bebit. Faleminderit”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Olta përndryshe është duke u izoluar së bashku me të dashurin e saj në Spanjë, ku shpesh ndan imazhe me të, por pa e zbuluar identitetin e tij.