Policia italiane tha se së paku 90 vetë janë arrestuar, porse operacioni vazhdon.
Mafia Ndrangheta akuzohet për trafikim me kokainë, shpëlarje të parave, ryshfet dhe dhunë.
Shtëpi, restorante italiane dhe biznese të tjera janë në shënjestër të bastisjeve.
Operacioni i koduar si “Pollino” po realizohet edhe me përfshirjen e Eurojust – organit për bashkëpunim gjyqësor të Evropës.
Mafia Ndrangheta vjen nga Kalabria, në jug të Italisë.
Edhe pse mafia siciliane është bërë e famshme në filma dhe televizion, Ndrangheta mendohet se kontrollon rreth 80% të tregtisë së kokainës në Evropë.
Ajo dyshohet se ka rreth 6,000 anëtarë dhe është një forcë e përhapur në krimin evropian.