Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është duke zhvilluar një operacion antidrogë në Mitrovicën e Jugut.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor”, ka thënë Kelani.
Ndër të tjera Kelani ka shtuar se është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente
“Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.