Operacion në shkallë të gjerë arrestimesh në Mal të Zi

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq ka konfirmuar sot raportimet në media se është duke u zhvilluar një aksion arrestimi për shkak të shfrytëzimit të paligjshëm të zhavorrit nga Moraça dhe Cijevna.

Ai njoftoi në Twitter se “disa kompani janë të përfshira, dhe se ato që nuk janë gjetur janë gjithashtu objekt i përpunimit”.

Mediat raportuan se të paktën dhjetë persona janë arrestuar në një operacion në shkallë të gjerë kundër shfrytëzimit të paligjshëm të zhavorrit nga lumenjtë, kryesisht Moraça dhe Cijevna.

Mediat theksojnë se policia ka kontrolluar 12 lokacione – kantiere. Me atë rast janë ndaluar disa menaxherë dhe punëtorë që janë gjetur në ato lokacione.

Sipas njoftimeve të mediave, punëtorët e Montenegro Petrol dhe Per Mara u sollën për një intervistë informative. Policia kontrollonte edhe kompanitë Deva, Cijevna komerc dhe Çelebiç, por ato posedonin dokumente të caktuara që do të kontrollohen. Vlerësimet jozyrtare tregojnë se janë shkaktuar dëme miliona dollarëshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme