Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar një operimi para dy ditësh. Lajmin e ka konfirmuar Ahmet Sadriu zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës. Ai ka bërë të ditur se kryemyftiu ende është në spital. “Po është operuar, gjendjen shëndetësore e ka të mirë. Ende është në mbikëqyrjen e mjekëve”, ka thënë […]
Operohet Kryemyftiu Naim Tërnava, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava i është nënshtruar një operimi para dy ditësh.
Lajmin e ka konfirmuar Ahmet Sadriu zëdhënës i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Ai ka bërë të ditur se kryemyftiu ende është në spital.
“Po është operuar, gjendjen shëndetësore e ka të mirë. Ende është në mbikëqyrjen e mjekëve”, ka thënë Sadriu për Reporteri.net.
Kujtojmë se myftiu Tërrnava ishte operuar edhe para dy vitesh.











