Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri

| 17 Dhj 2024 | 11:37 | Nga

Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në Zveçan.

41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës dhe burime të Klankosova.tv brenda QKUK-së bëjnë të ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.

Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.

Të ngjashme