Real Madridi ka njoftuar se portieri Luca Zidane i është nënshtruar një operacioni në shpatull.
Luca, i cili është djali i trajnerit të Realit, Zinedine Zidane, është operuar në Lion të Francës pasi kishte pësuar një thyerje në shpatullën e djathtë.
Në një komunikatë për media, Real Madridi ka thënë: “Luca Zidane është operuar për një thyerje në shpatullën e djathtë, operacioni është kryer në Spitalin Jean Marmoz nga doktori Gilles Walch, nën mbikëqyrjen e Shërbimit Mjekesor të Real Madridit”.