Për festën 16 000 euroshe të lucit…
Si shumë mërgimtarë që e vizitojnë Kosovën, edhe unë isha e tani u ktheva në Zvicër në vendin e punës, në vendin e kulturës por edhe në vendin ku ka punë, ka para por ka edhe shtresë e peri-peti të tjera.
Gjithmonë kur kthehemi ulemi me shokë, me dashamirë e bashkëveprimtarë, e për një çast, i kthehemi kohës së kaluar në pushime, në vendlindje në Kosovë.
Po kthehemi pas këtyre pushimeve ku un kalova mirë, mes miqsh e dashamirës, por nuk pushuan së jehuari edhe kënga e ulërimat, sidomos të dasmave e dasmorëve, të cilët, si çdo herë në këtë kohë janë bërë, refrenet e shqiptarëve në Kosovën tonë.
Në qytetet tona, bie buria, bie kënga, bien fishekzjarrët, nga dasmor, në fejesa e martesa, festa të ndryshme, një konkurrencë e paparë, mes njerëzve, se cili e bëri gazmendin më të mirë, se cili e pat këngëtarin më të mirë, si cili e pat Restaorantin më të mirë, se cili pagoi më shumë per Meny, se cili pat dasmor më shumë, se e kujt e cilit, ishte nusja më e mirë.
Të gjitha këto na sjellin te një pyetje e cila kërkon pergjegjje, por nga kush, nuk e di as vetë.
Ishte ditë e shtune, ku nga Lagja Dheu i Bardhë morra rrugë për në qytet, ku si zakonisht nuk e preferoj udhëtimin me veture, por në këmbë.
Rrugës të bien në sy, njerëz të cilët lëvizin, disa në këmbë e më shumë me vetura e taxi, të cilët lëvizin pa ndërprerë.
Pak më posht, më bie në vesh një zhurmë, dhe vetëm zhurmë, daulle e surl, në një qerre me kuaj, të stolisur, të mbajtur mirë që tërhiqnin karrocën e stolisur dhe dy fëmije që sapo kishin krye synetin, si zakonisht, duan të festojnë në kalërimin me kuaj e qerre, por edhe me daulle e surl. Ishte ditë e shtunë, bënte vapë e madhe temperaturat shkonin aty deri më 35 grad, ishte vështirë për ta përballuar, edhe për ne por më e vështirë për fëmijët e vegjël, që sapo ishin bërë synet te mjeku, kishin filluar marshin me kuaj e qerre.
Temperaturat e larta, zhurma e daulles, zhurma e automjeteve që lëvizësin pa ja nda, sikur të krijonin përshtypjen se asgjë nuk është në rregull;
U ndala për një çast ku kolona e automjeteve ishte e madhe, dhe e pyeta një burrë në qerre;, përse në këtë kohë me këta fëmije, të cilët ishin të molisur dhe të smuar, ku fytyrat e tyre të djersitura nga vapa sikur krijon fytyra të molisura, në atë vapë përcëlluese.
Plaku më u drejtues se kjo është fillimi, në mbrëmje paskan organizuar aheng, e festë në Restorantin më të njohur, Luxori në Gjilan, ku kanë të ftuar 300 miq e dashamir, që priten të argëtohen nga këngëtarët më të mirënjohur të Estradës së Kosovës.
E gjithë kjo festë me kuaj e qerre, me daulle e me këngëtarë të mirënjohur, sipas të gjitha gjasave do të kushtonte 16.000 euro.
Si quhet kjo festë??, nuk e di, por po pre-supozoj se do të duhet të definohet ;
FESTA E LUCIT!
Tani më duhet të shtoj pyetjen se vallë a ja vlen që sot në fukarallëkun tonë, në Kosovën tonë, ku nevojat janë të mëdha, si papunësia më se 40%, e ne të i japim të drejt vetës tonë, të shpenzojmë shuma marramendëse, për hiq asgjë, e sidomos nga ata, e ne që vijmë nga Mërgata e përpiqemi të i shesim mend të tjerëve në Kosovë, më duket se këto janë veprime të pamenduara dhe të paplanifikuar mirë.
Do të ishte mirë sikur në të ardhmen do të mendonim më mirë për menaxhimin e buxhetit personal e familjar, sepse një dukuri e tillë ndodh vetëm në Ballkan, por jo në botën e qytetëruar dhe të civilizuar të shteteve perendimore.
Ne mërgimtarët që me vite të tëra punojmë punë të ndryshme, të rënda, me stres e me peri-peti të tjera, perse vallë, nuk e vejmë gishtin në kokë, e të ndalemi për një çast; se vallë perse veprojmë kështu?!
Një familje si zakonisht e ka të vështirë, të i siguroj apo kursej 16000 euro për tërë vitin, por në raste të ahengjeve, e gazmende ve të ndryshme t’i shpenzon për 4 orë, kjo krijon pranueses te ne shqiptarët, të cilët dinë të punojnë, dinë të fitojnë, por nuk dinë të menaxhojnë me vetë-vetën, me familjen dhe nuk dinë t’i kursejmë.
Mendoj se shoqëri ja jonë, institucionet tona, mediat duhet ta kenë një rrol më aktiv, një qasje tjetër kundrejt kësaj dukurie të shumtuar që e ka pllakosur këtë shoqëri.