Gjyqi ndaj presidentit të paprekshëm amerikan Trump

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 16:05 | Nga Arbnor Sadiku

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Procedura e “Impeachment-it”  e ngritur këto ditë ndaj Presidentit të SHBA-s, Donald. J. Trump, do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Në tekstin e lexuar nga kryetari i Senatit, amerikan John Roberts, në gjyqin kundër presidentit Trump thuhej tekstualisht kështu se “ Presidenti amerikan D.J.Trump nuk është fajtor rreth akuzave ndaj tij” të paraqitura nga demokratët për abuzim me pushtetin e tij, dhe mos ofrim provash ndaj Senatit, si person i akuzuar për fajësi.

Kurse, meniher pas shpalljes së tij nga Senati si i pafajshëm, presidenti amerikan Trump, deklaroi se dëshiroj të ju falënderoj të gjithëve, kemi kaluar shumë gjëra të rënda së bashku,  dhe këtë duartrokitje e meritojnë të gjithë, sepse ka qenë një situatë shumë e padrejtë, dhe kjo nuk është një konferencë për media, apo fjalim, por festë, sepse ja kemi dal, ne  kemi kaluar në ferr pa bërë asgjë të keqe.

Kurse, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve N. Pelosi që vjen nga demokratët theksoi se  histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju z. Trump do të mbaheni mend si minues i sigurisë së SHBA-së, dëmtues i procesit zgjedhor, dhe shkelës i Kushtetutës amerikane.

Por,  sipas asaj që është vërejtur,  gjyqi i pafajësisë ndaj presidentit Trump ka dëmtuar më së shumti  Kushtetutën amerikane, dhe Dhomën e Përfaqësuesve duke ju dërguar mesazhtë qartëkongresisteve, mos ja mësyni ma këtej. Pra, edhe pse demokratet kishin paraqitur kujdes, dhe shumë prova për shkelje të Kushtetutës kundër presidentit Trump, përsëri ishin Republikanët ata që nuk i kishin shqyrtuar akuzat kundër tij as në Dhomën e Përfaqësuesve,  e as në Senat. Ata,  nuk i kanë lanë dëshmitarët ti paraqesin provat, dhe kanë vendosur të shfajësojnë Trump-in nga akuzat para kohe, pra,  republikanët nuk i kanë kryer detyrat tyre kushtetuese, dhe për rrjedhojë viktimë e krejt kësaj del të jetë Kushtetuta e SHBA-së.

Nëse,  presidenti Trump, nuk u gjet fajtor, dhe nuk u largua nga zyra e tij,  edhe për kundër shumë provave të bazuara kundër tij, kjo i bie se që nuk ekziston asnjë gjë për të cilën një president i ardhshëm amerikan mund të fajësohet, dhe sipas shumë njohësve të drejtësisë,  ky mund të konsiderohet precedenti i parë. Dhe precedenti tjetër është se ekzekutivi po bëhet më i fort se legjislativi,  dhe gjyqësori amerikan. Kështu, presidenca amerikane po shkon drejt një fortifikimi më të madh, dhe për rrjedhojë në dëm të Kushtetutës së SHBA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme