Një marrëveshje e keqe asnjëherë nuk përfundon mirë!

Prishtinë | 22 Shk 2019 | 13:02 | Nga Behxhet Bajgora

Kaosi i organizuar : Situata aktuale në Kosovë i ngjanë një kaosi të organizuar , të programuar dhe mirë të orkestruar. Asgjë nuk duket të jetë si duhet, por çdo gjë po funksionon , qoftë edhe në nivelin e mbijetesës . Ky është standardi ynë dhe kështu po krijohet një përshtypje se jemi në rrethin e VI-të Ferrit , me kurorën e dafinave mbi kokat e vdekura politike dhe të atyre që do të vdesin  , qoftë për shkak të skadimit të afatit politik , qoftë për shkak të një over – doze politike ! Askush nuk ka informata për ecurinë e bisedimeve me Serbinë  dhe askush nuk ka informata se brenda cilët kufijve do të jetë Kosova ditën e nesërme . Luginasit e Preshevës kanë filluar ta shohin veten brenda Kosovës dhe , si pasojë e mashtrimeve ordinere ata i kanë paketuar gjërat për një zhvendosje emergjente . Presidenti Hashim Thaçi po e luan lojën e dhunimit klasik duke zhvendosur temat , nga Trampi e deri te Ibrahim Rugova , Daci dhe Luta ! Jam përcjellës i zhvillimeve politike ( e kjo nuk nënkupton se marr vesh shumë në politikë ) në Kosovë , që nga koha kur këndonim këngën : “ Shoku Tito , ne të betohemi…” dhe “ Fadil Hoxha në kali të bardhë…” por asnjëherë nuk kam lexuar dikund se Ibrahim Rugova ka kërkuar korigjim të kufijve , këmbim të territoreve apo të bëjë pazare me territor të Kosovës. Realisht , për Rugovën , më e afërt dhe më i pranueshëm ka qenë qëndrimi i autonomisë së Kosovës brenda kufijve ekzistues se loja me territor të Kosovës. Nexhat Daci dhe Lutfi Haziri , si vlera të shtuara politike dhe kombëtare dhe parashikues të zhvillimeve politike e që ne , vdekatarët e rëndomtë nuk i shohim , kanë kërkuar këmbim të territoreve ! Ashtu deklarohen edhe sot prandaj Hashim Thaçi mbështetet në ekspertizat e tyre profesionale dhe aftësitë parashikuese. Hashim Thaçi ka luajtur dhe po luan tope me të gjithë duke ndërruar pozicionet politike , duke i ndryshuar kufijtë e Kosovës , ata të Kazakistanit , të Etiopisë , Somalisë dhe Tanzanisë. Tash , kur ka ardhur veja te dalja emergjente e që në shqip thuhet b..ë , po deklaron se baballarë të ndryshimit të kufijve janë Rugova , Daci dhe Luta . Rugova nuk ka mundësi ta demantojë apo vërtetojë këtë pohim të presidentit tonë legjendar , Daci është deklaruar për korigjim të kufijve ndonëse Institucioni që menedermethënë quhet Akademi e Shkencave dhe Arteve e Kosovës e që drejtohet nga Daci e ka kundërshtuar Thaçin për këtë aventurë të Don Kishotit ! Luta po ndejehet krenar dhe kohëve të fundit po sillet si hashim thaç i vogël sa i përket korigjimit – deformimit të kufijve të Kosovës. Në prononcimin e tij të fundit , Hashim Thaçi ka deklaruar se ideja e tij origjinale është bashkangjitja e Luginës së Preshevës Kosovës , pa dhënë asgjë , ide në të cilën nuk beson as vet presidenti , sado pehlivan ( cilësim i Bacës Adem ) që është ! Si kërcënim të “ pranverës apo shëngjergjit “ , presidenti Thaçi e shkrepi se , nëse brenda vitit 2019 nuk arrihet një marrëveshje me Vuçiqin atëherë do të ketë përshkallëzim të situatës prandaj duhet të arrihet marrëveshja , pavarësisht pasojave për Kosovën. Kjo është një pordhë super e ftohtë e Thaçit e që nuk ka asnjë efekt , qoftë të drejtpërdrejt apo edhe kolateral! Pikërisht është e kundërta , marrëveshja e keqe e përkeqëson situatën në Kosovë dhe në rajon ! Po kush po i mbronë kufijtë e Kosovës sot ?

1.            Lidhja Demokratike e Kosovës :  Kjo parti e ka mendjen si të fitojë pushtet apo postin e kryeministrit prandaj po flet vetëm për zgjedhje të parakohshme ndonëse , nëse krijohet mundësia pranon të bëhet pjesë e pushtetit edhe me shkurtim të procedurave duke u shndërruar në kurtizanë politike , kryesisht të PDK-së. Deri me tani PDK ia ka ngritur dy herë këmbët LDK -së dhe pas një shkërdhimi për aq sa i është duhur , e ka lënë të lagur , pa asnjë emocion. A do të ketë edhe një shalim të tretë të LDK – së nga hamshori ( ndonëse me potencë shumë të lodhët ) PDK , shpejt do ta shohim . Duket se LDK vetëm mund t’i ndërrojë brekët politike , nga ato ku shkruan opozitë me , aktualisht tatu të përbashkët LDK – LVV me një palë të përdorura si karem nga PDK , me tatu të kryeministrit të ardhshëm. Procesi i ndërrimit të brekëve thuaja ka filluar. Si akt fillestar se ka pranuar joshjen nga PDK , LDK ka filluar t’i ulë brekët ku , qartë po i duket prapanica e stërpërdorur deri më tani.  Nuk është se LDK i kundërshton bisedimet apo PDK dhe se do t’i qëndrojë besnike LVV . Besnikëria ndaj LVV zgjatë aq kohë sa të binden nga miqtë ndërkombëtarë , si parti “ institucionaliste “ se duhet të bëjnë koalicion me dreqin dhe të birin ama ta kenë udhëheqjen të cilën , edhe nëse e marrin , të tjerët do të jenë udhëheqës të vërtetë . Kjo LDK siç është , pa lider dhe pa lidership , me shumë pretendentë , jo që nuk është në gjendje t’i mbrojë kufijtë e Kosovës por nuk janë në gjendje t’i mbrojnë as zyrat e saj. LDK , po të kishte bole politike dhe qëllim mbrojtjen e kufijve të Kosovës , do të organizonte për çdo ditë protesta , bashkë me LVV kundër rrezikimit të integritetit territorial të Kosovës. Po ta bënte këtë , do ta kishin përkrahjen e pjesës dërmuese të qytetarëve të Kosovës . Kështu , përveç retorikës patriotike , përmbajtjen e ka puro luftë për pushtet.

2.            Lëvizja Vetëvendosje ! Kjo parti politike e ka përjetuar fatin e meteorit , nga rritja e madhe dhe ngritja në lartësi , ka filluar të përplaset për toke. Dhe po ka dhimbje të konsiderueshme si dhe humbje , në radhë të parë në njerëz. Kjo parti i futi në radhët e saj dështakët e FER-it  dhe djajtë e Ferrit. Këta , në një moment të caktuar, ia hudhën LVV duke ua marrë 12 deputetë në mesin e të cilëve gjysma ishin me të kaluar jugosllave , të konvertuar në nacionalistë kurse , gjysma tjetër të deklaruar si nacionalistë të bindur. LVV e proklamonte forcërisht bashkimin me Shqipërinë në kohën kur nuk qe në gjendje ta ruaj as tërësinë partiake. Kjo parti ka vija të kuqe vetëm për PDK , jo se nuk duan ta ndajnë pushtetin me ta por se nuk kanë besim se nuk do të mashtrohen nga PDK. LVV nuk mund ta mbrojë integritetin territorial të Kosovës duke lidhur organizimin e protestave me shtatëzëni , pra , duke organizuar protesta në çdo 9 muaj e që pastaj , 9 muaj të ardhshëm të merret me numrin e pjesëmarësve në protesta . Situata aktuale në Kosovë mund të ndryshojë vetëm me protesta të përditshme dhe masive dhe për këtë duket se LVV nuk ka kapacitet të organizojë. LVV po gabon rëndë që po merret shumë me PSD –në sepse në këtë mënyrë po e faktorizon ate. Koalicioni LVV – LDK është i panatyrshëm dhe jofunksional dhe nuk ka jetëgjatësi për shkak të ambicieve të pakapërcueshme për të qenë i pari. Aq më parë kur dihet se : “ dy atllarë ( nëse janë të tillë ) nuk  lidhen në një mullar ! Dhe kur lufta kryesore bëhet për mullarin .

3.            Alenca për Ardhmërinë e Kosovës : Kjo parti ka fituar më së shumti në zgjedhjet e fundit . Sidomos në konsolidimin e saj. E luajti lojën si duhet për të marrë postin e kryeministrit dhe e mori. Fuqia e kësaj partie nuk përcaktohet nga kapaciteti intelektual dhe politik por nga karizma e kryetarit të saj dhe nga kapaciteti destabilizues që e ka e që kjo , sipas një automatizmi nënkupton se ka edhe kapacitet stabilizues. Nëse më heret LVV kishte anëtarë që në çdo moment do të ishin në gjendje të sakrifikohen për liderin shpirtëror , Albin Kurtin . e që tash nuk e kemi këtë situatë , në AAK ka të tillë që janë në gjendje të sakrifikohen në çdo moment për Ramush Haradinaj i cili e ka ruajtur dhe madje e ka forcuar karizmën që e ka pasur. Me ardhjen në pushtet ka punësuar aktivistë partiakë e që te ne është kusht që ta marrësh dhe forcosh pushtetin. Qëndrimi ndaj Serbisë ka qenë infuzion shtesë e sidomos taksa prej 100% ( ndonëse ishte e PDK –së ) për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e ka ngritur shumë Ramush Haradinajn dhe AAK-në në skenën politike kosovare që është e folklorizuar më shumë se vet këngët e Dervish Shaqës dhe yllit në ardhje të folklorit pseudopolitik , Agim Bahtiri. Ramushin e ka forcuar dhe ia ka drejtuar shtyllën kurrizore sidomos qëndrimi i drejtë dhe parimor ndaj armiqve të Kosovës , Johanes Han dhe Federika Mogerini . Nëse zgjedhjet mbahen brenda 2-3 muajve , AAK , në variantin më të keq del partia e tretë ( 3 ) . Nëse zgjedhjet mbahen pas 9 muajve , politikisht AAK humbë shumë. AAK dhe Ramush Haradinaj duhet ta kuptojnë se taksa 100% është masë e përkohshme dhe se kjo taksë nuk garanton ruajtjen e tërësisë territoriale të Kosovës . Tërësinë territoriale Ramushi mund ta mbrojë në dy mënyra ; 1) duke qëndruar në pushtet dhe duke mos lejuar realizimin e çmendurisë për humbje të territorit e që nënkupton një marrëveshje me anëtarët e koalicionit për taksën dhe , 2) duke u larguar nga pushteti dhe duke u bërë bashkë me LVV për të organizuar protesta të përditshme . Kështu , ky pat pozicion nuk mund të zgjasë shumë aq më parë kur ndërkombëtarët e gjithpushtetshëm kanë mundësi të pamata për t’ju eliminuar nga pushteti. Unë flasë me komoditet sepse , as nuk jam pjesë e pushtetit sikur që nuk do të pranoja në asnjë rrethanë të bëhem pjesë e pushtetit prandaj shkruaj si të dua dhe kur të dua. Ju kujtohet që ndërkombëtarët , më parë nuk e lejonin të bëhej kryeminister , presidentin aktual historik Hashim Thaçi sepse thoni se i ka duart e papastërta  . Tash , kur ia pastruan trurin , nuk iu intereson nëse Hashim Thaçi i ka pastruar duart prandaj e lejojnë të sillet me Kosovën si me qenefin e arave apo kantiereve të ndërtimit. Ramush Haradinaj nuk ka shumë hapësirë manovrimi , madje e ka shumë të ngushtuar , ose duhet ta tejkalojë situatën  e që unë nuk do ta bëja , ose duhet të kalojë në opozitë duke bërë “ luftë “ të përditshme me pozitën që identifikohet me Hashim Thaçin ! Jam i bindur se kjo gjendje do ta marr epilogun shumë shpejt. Unë jam fuqishëm pro taksës sepse e kam një komoditet të tillë  për faktin se mua nuk më shkruan as Trampi , as Trapi , as Boltoni , as Mogerini ( sidomos ) , as Shtrausi mashtrues Johanes Han , as kancelari Sebastian Kuraci i Austrisë dhe politikanë të tjerë. Unë nuk kam arsye të kalojë natën në ankth nëse ambasadori Kosnet do të ma zë derën në mëngjesin e ditës vijuese ! Ramushi e ka situatën e qartë dhe vendimi është në duart e tija. E them publikisht se kundër korigjimit të kufijve jam në gjendje të kundërshtoj në të gjitha format e mundshme dhe pa asnjë hezitim . Për këtë arsye , fuqishëm e përkrah Ramush Haradinajn sikur që do ta përkrahja edhe Rada Trajkoviqin nëse do e mbante këtë qëndrim !

4.            Partia Demokratike e Kosovës : Kjo parti është në rënie por , për shumë gjëra në Kosovë është vendimmarrëse. Nuk është mirë me te sepse ta ngulin edhe kur nuk e pretë por as pa ta nuk po bëhet . Pyeteni LDK-në sepse ata e kanë përvojën e duhur.  Kush e ka pësuar , mund edhe t’i besohet ! PDK e bëri taksën , PDK po ia fut taksës ! Jo për qëllime të përfitimit politik por se amerikanët po e kërkojnë këtë . Dhe , të gjithë e kanë të qartë se sa u përket mbrojtjes së parimeve , PDK është vet Amerika ! Madje , është më Amerikë se vet Amerika ! Për ta vërtetuar këtë , ju përkujtoj se themeluesin e PDK-së , gjeodetin Hashim Thaçi nuk e kanë quajtur as Donald Tramp e lëre më Xhon Bolton por , me të drejtë e kanë quajtur Xhorxh Vashington.  Kadri Veseli pranoi që Ramush Haradinja të bëhet kryeminister i Kosovës duke shkaktuar paknaqësi në radhët e PDK-së. Mendoj se ky ka qenë veprimi më i mirë politikë në atë kohë dhe për ato rrethana. Tash e kanë një vijë ndarëse me Ramushin për shkak të taksës. Besoj se Kadri Veseli nuk ka fare interesim ta rrëzojë nga posti Ramushin dhe ta fusë në qeveri LDK-në. Rrëzimi i Ramushit është dobësim i PDK-së kurse futja e LDK-së duke i dhënë poste do të ishte fuqizim i madh i LDK-së e besoj se PDK nuk është në gjendje të lejojë një komoditet të tillë , forcimin e LDK-së në rrethana kur vet PDK e ka marrë “ vellika teposhtëzën “. Aktualisht i shoh dy mundësi ; E para që PDK dhe partnerët e koalicionit të merren vesh me Ramushin për taksën duke votuar në qeveri për taksën , në marrëveshje me Ramushin dhe jo në kundërtshtim të Ramushit dhe , e dyta që , nëse nuk ka marrëveshje atëherë PDK të delë nga qeveria , të bëhet opozitë duke i lënë Ramushit mandatin për gjetjen e partnerëve tjerë për formimin e qeverisë. Nuk ma kap mendja se Kadri Veseli dëshiron ta rrëzojë Ramushin sepse , po ta kishte këtë qëllim , moti do të harrohej puna e kësaj qeverie , me taksë apo pa taksë. As Hashimi nuk e ka këtë interes ndryshe , taks-irati moti do të ndodhte ! Tash , mos i besoni fort granimit të PDK-së ; Xhevës , Blertës , Ganes etj. sepse , edhe zëri i gruas duhet të dëgjohet. Së paku në aspektin formal! Ndërkaq Kamishi , Fatmiri , Xhaviti dhe disa të tjerë , një kohë të gjatë kanë qëndruar në të njëjtin vend , janë mbushur me gazra prandaj duhet ta lëshojnë nga një , me kusht që nuk e dëmtojnë – kontaminojnë fort mjedisin . Ambsada amerikane i bënë matjet e pastërtisë së ajrit prandaj këta që i përmenda aq shumë thirren në Amerikën dhe amerikanët .

Korigjimi i kufijve : Ndonëse e cilësoi si ide shumë të rrezikshme shkëmbimin e territoreve midis Thaçit dhe Vuçiqit , kancelari i Austrisë , Sebastian Kuraci  tha se e përkrahin këtë , së bashku me presidentin Tramp , me kusht që dëshmitarë të jenë Johanes Han dhe Frederika Mogerini kurse noter të jetë Xhon Bolton.

Me korigjimin e kufijve Serbia përfundimisht lirohet nga çështja shqiptare duke e spastruar Luginën e Preshevës etnikisht . Nga Medvegja Kosova mund ta marrë vetëm Leme Xhemën nëse ajo merr pushim pa paegesë në Kuvendin Komunal të Medvegjes , ku ishte e punësuar kur në Kosovë kërkohej të bëhej ministre për Infrastrukturë pas performancës së shkëlqyer në PTK. Nga Buajnoci dhe Presheva mund t’i marrim disa fshatra të banuara me shqiptarë , kultivues të dëshmuar të canabis sativa ( mariauanë ) e që do të ndikojë në hapje të vendeve të reja të punës përmes fuqizimit të ekonomisë së tregut. Ata pak shqiparë që do të mbesnin atje , pas një kohe do të shpërnguleshin nga aty kur , edhe ashtu kanë probleme me dokumentacion të identifikimit.

Kështu , Serbia përfundimisht do ta zgjidhte çështjen shqiptare kurse institucionalisht do ta legalizonte në Kosovë çështjen serbe , si element strategjik destabilizues i cili do të mbrohej nga Kushtetuta e Kosovës të cilën serbët nuk e pranojnë ! Veriu i Kosovës , me ndihmën bujare dhe kriminale të KFOR-it francez , në shkurt të vitit 2000 e bëri spastrimin e veriut të Kosovës nga shqiptarët dhe dhunshëm e ndryshoi shtrukturën etnike. UNMIK dhe EULEX e penguan dhe e pengojnë kthimin e shqiptarëve në pronat e tyre të cilat janë uzurpuar dhe plaçkitur nga serbët vendas dhe të ardhur. Pjesa dërmuese e serbëve vazhdojnë të jetojnë në jug të lumit Ibër , nuk e pranojnë Kosovën si shtet , duan të mbesin aty ku janë ( kanë të drejtë ) dhe pranojnë të manipulohen nga Serbia për qëllime politike . Këta serbë , së bashku me Asociacionin që do të formohet , me zonat e mbrojtura , me një kishë ortodokse serbe që konsideron më shumë se gjysmën e Kosovës pronë të saj dhe që ka mundësi të bëhet kategori kushtetuese , përjetësisht do ta bënin Kosovën jofunksionale dhe gjithmonë do ta aktivizonin masën kritike për destabilizim të Kosovës. Prandaj , ndonëse jam fuqishëm kundër korigjimit të kufirit me Serbinë sipas parimit etnik , në radhë të parë , dhe se jam kundër çdo korigjimi , nëse kjo na imponohet si zgjidhje e vetme atëherë të gjithë serbët duhet të barten në Serbi sikur që të gjithë shqipatrët duhet të barten në Kosovë. Zgjidhjet radikale nuk pranojnë zgjidhje parciale prandaj lërini marrëzirat e lojës me kufijë të Kosovës. Le të jetojnë të gjithë në vendet ku kanë jetuar apo ku duan të jetojnë dhe zgjidhja është brenda kufijve ekzistues të Kosovës ! Kush luan me kufijtë e Kosovës merr përgjegjësi të madhe , jo aq për veten sa për të tjerët . Hashim Thaçi nuk është Kosova  dhe nuk ka të drejtë t’i konsiderojë këta kufij si pronë private. Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët e kanë për detyrim ta mbrojnë Kushtetutën e Kosovës dhe asgjë më tepër .

Një lutje për Hashimin : Në takimin e radhës me Vuçiqin , të fshehtë apo publik , ju lutem që në emër të Behgjet Pacollit , Enverit , Dardanit , Shpendit dhe kotillës politike të Hashimit , t’ia uroni të bërit baba mashkullit më të fortë të Serbisë , kryeministres Ana Bërnabiq. Emrin nuk e ka të burrave por qëndrimin po. Ky është gëzim i madh për Serbinë dhe miqtë e saj sikur që këtë gëzim duhet ta ndajnë dhe përjetojnë edhe ata që me çdo kusht duan t’i normalizojnë marëdhëniet me Serbinë.  Mendoj se një ADN –ë duhet të përcaktojë atësinë biologjike të djalit të babës Ana Bërnabiq , kryeminstre e Serbisë. Kur po e shoh çdo ditë duke vajtuar , duke qarë e duke rrejtur , shokun e Hashimit , Acën e Serbisë , me një siguri mund të thuhet se baba biologjik i gruas së burrit Ana Bërnabiq , është pikërisht Aleksandar Vuçiq. Njeri më dyfytyrësh , më mashtrues dhe më gënjeshtar se Vuçiqin nuk mund ta gjeni . As në Serbi e as në Kosovë ndonëse në Kosovë ka të tillë që edhe mund t’i hyjnë kësaj gare !

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme