Subjektet opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, degët në Lipjan, kanë akuzuar Komunën, më saktë Administratën komunale për shpërdorim të veturave zyrtare, derisa ato po shfrytëzohen jashtë orarit të punës nga zyrtarë të ndryshëm.
Madje, sipas opozitës, njëra nga veturat zyrtare shfrytëzohet 24 orë nga kryesuesi i KK-së, megjithëse një herë në muaj mbahen mbledhjet e Kuvendit.
Sipas opozitës, disa institucione përcjellëse të Komunës po përballen me mungesë të veturave zyrtare.
Rreth kësaj çështjeje ka reaguar nënkryetari i PDK-së, Lulzim Rrustemi, njëherësh shef i Grupit të këshilltarëve në KK të Lipjanit.