Kryetari i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka ftuar në takim joformal përfaqësuesit e partive politike në KQZ.
Në takimin e thirrur nga Radoniqi kanë marrë pjesë vetëm përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Srpska.
Kurse, përfaqësuesit e partive tjera politike PDK, LDK dhe AAK e kanë bojkotuar pjesëmarrjen, mëson Periskopi.
Radoniqi është emëruar kryetar i KQZ-së nga presidentja Vjosa Osmani, pas shkarkimit të Valdete Dakës me arsyetimin për dëmtimin e imazhit të KQZ-së, gjë që ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik dhe është cilësuar si vendim i motivuar politikisht.
KQZ vazhdon të jetë jofunksionale për shkak të mungesës së dy anëtarëve të partive politike, njërit të PDK-së dhe njërit të VAKAT-it, për shkak të mosdekretimit nga presidentja Osmani.