Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit.
Pas fjalimit të shefit të Grupit parlamentar të AAK, Pal Lekaj, i cili ka folur për demarkacionin dhe vendimin e sotëm të Gjykatës së Calmarit për shtyrjen e qëndrimit në Francë të Ramush Haradinajt, opozita ka braktisur seancën, raporton Ekonomia Online.
Lekaj e lidh ndalimin e Haradinajt me demarkacionin
Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pas vendimit që Gjykata në Colmar të Francës mori për shtyrjen e vendimit për Ramush Haradinajn, i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ta shtyjë mbajtjen e seancës plenare.
“Kërkoj që ta ndërpritni këtë seancë. E kuptoj se Ramushi tanimë është peng. Ju lutem nëse doni ta mbani peng nën hijen e demarkacionit, votojeni, e jo që të bëni lojëra të pista nën hijen e Ramush Haradinajt”, ka thënë Lekaj.
Gjykata në Colmar të Francës ka marrë vendim që seanca për ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtyhet më 6 prill.