Opozita dhe pozita dakordohen për reformën zgjedhore

Prishtinë | 07 Pri 2023 | 13:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se të gjitha subjektet politike janë dakorduar për ndryshim në reformën zgjedhore, raporton Ekonomia Online.

Ligji i ri, siç ka shpjeguar Tahiri do të përfshijë disa çështje të cilat kanë qenë problematike në të kaluarën.

“Tema e parë ka të bëjë më çështjen e reformës zgjedhore. Patëm një raportim të kryetarit Abelard Tahiri. Ajo çka mund të them është se ka një dakordim të të gjitha subjekteve politike se duhet të bëhet një ndryshim në reformën zgjedhore që do të ndodhë me ligjin e ri. Aty përfshihen kryesisht procedura që ndërlidhen me çështje teknike që në të kaluarën kanë qenë problematike. Numërimi i votave, pastaj çështjet tjera që lidhen me vendvotimet dhe me qendrat e vendvotimeve nëpër komuna, njëkohësisht çështje që po ashtu lidhen me kandidaturën e subjekteve politike”.

Ai ka folur edhe për Ligji për Deputetë, i propozuar nga ai, i cili sipas Tahirit do t’i rregullojë në masë të madhe përgjegjësitë, detyrimet dhe sanksionimet e deputetit.

“Ligjin për Deputetë e kam propozuar unë si deputet dhe është miratuar në plan të veprimit për pjesën e dytë. Hartimi për Ligjin për Deputetë dhe hartimi i Kodit të Etikës si udhëheqës i tij do të rregullojë në masë të madhe përgjegjësitë, detyrimet dhe sanksionimet e deputetit”, tha Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme