Opozita e kritikon Qeverinë për jotransparencë në dialog, pozita për mosrezultat e fajëson Vuçiqin

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 11:15 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?”, raporton Ekonomia Online

Jeta Krasniqi nga KDI tha se pa marrë parasysh që dialogu i takon institucioneve ai prek jetën e qytetarëve andaj shoqëria civile është marrë me këtë proces.

Krasniqi poashtu ka theksuar se ndryshe nga Qeveritë e kaluara Qeveria Kurti nuk e ka vendosur prioritet dialogun, por që është detyruar të merret më të shumë shpejt.

“KDI ka asistuar Kuvendin e Kosovës që të jetë sa më i përfshirë në këtë proces. Ka pasur ngritje dhe ulje ky dialog, ku u evidentuan disa momente të veçanta. Gjatë vitin 2020 pamë rënie të dy qeverive dhe ardhjen në pushtet të LVV kurse në 2021 po thuhet se po bëhet një rifillim. Qeveria Kurti ka thënë se dialogu nuk është një nga çështjet prioritare por e pamë që kërkesat që vinin nga jashtë e bën që dashtë e pa dashtë të diskutohet kjo çështje”.

Hulumtuesja nga KDI, Violeta Haxholli tha se dialogu ka qenë dhe mbetet sfidë për Kosovën, i cili ka shkaktuar kriza të brendshme.

Haxholli gjithashtu ka treguar se KDI i rekomandon Qeverisë Kurti që të hartojë një platformë dhe strategji për dialogun.

“Dialogu ka qenë sfidë i secilës Qeveri. Nga fillimi i procesit është bërë një dekadë me 35 marrëveshje. Efektet e dialogut kanë qenë të shumta në aspektin e jashtëm e të brendshëm. Në aspektin e brendshëm ka shkaktuar kriza dhe vazhdon të jetë ashtu. Kjo temë vazhdon të jetë një nga temat qendrore. Kosova e Serbia kanë vlerësime ndryshe për dialogun andaj marrëveshja shihet larg” ka thënë ajo.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila tha se këtë herë Kosova ka shkuar në dialog e bashkëkoordinuar ndërmjet palëve si kryeministri, presidentja e Qeveria.

Por sipas Kusari-Lilës pa marrë parasysh se si paraqitet Kosova dialogu me një person si presidenti serb Aleksandar Vuçiq është vështirë të ketë rezultat.

“Një prej temave kritike që bëhet pjesë e agjendës së Qeverive është dialogu. Çka ka ndryshuar tani është se ka një bashkëkoordinim dhe unitet në raport me qëndrimet e presidentes, kryeministrit e Qeverisë. Ne të gjitha përpjekjet mund t’i bëjmë në Kosovë po dialogu mund të mos ketë rezultat për faktin se në anën tjetër është një udhëheqës si Vuçiq. Kurti ka propozuar katër propozime në Bruksel që është hap avancues sepse ka pasur edhe elaborim të tyre”, është shprehur ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se dialogu ndër vite ka sjellë rezultate pozitive pa marrë parasysh rolin jokonstruktiv të Serbisë.

“Kur flasim për dialogun na krijohet përshtypja që po flasim për një çështje politike të brendshme. Kosova është një palë në këtë proces. Mendoj që dialogu ka sjellë rezultate pozitive në disa fusha dhe kemi parë një rol jokonstuktiv nga ana e Serbisë. Kemi pritë që ky do të jetë një fillim i ri nga Qeveria Kurti, bazuar në kushtet që Kurti për një kohë të gjatë ka proklamuar në Kuvend për gjashtë vite”.

Poashtu Tahiri tha se ka pasur mungesë transparence nga ana e Qeverisë Kurti para shkuarjes në dialog.

Ai e ka konsideruar të gabuar qasjen e kësaj Qeverie e cila nuk ka kërkuar ndihmë dhe unitet nga ta.

“Kurti para se të shkonte në dialog ka lexuar një raport pa thënë asgjë për qëndrimet dhe synimet e tij që ai përfaqëson në tavolinën e bisedimeve. Nuk ka pasur fare trasparencë nga kjo Qeveri ku kemi një lloj amullie por edhe në fushat tjera. Nëse nuk është shumë e përgatitur Qeveria për ekonomi e shëndetësi duhet të jetë e përgatitur për dialogun. Në këtë rast nuk kemi kujt më i ndihmuar e me iu bashku sepse kjo as nuk kërkohet nga kjo Qeveri që e shoh një qasje të gabuar të Qeverisë sonë. Nuk besoj që qëllimi final do të jetë njohja pa qenë pjesë e Kombeve të Bashkuara pa qenë pjesë e OKB-së”.

Edhe deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka pohuar për një mungesë të transparencës dhe mospërgatitje të kësaj Qeverie për procesin e dialogut.

Selmanaj është shprehur se nuk di se cilat janë parimet dhe qëndrimet e Qeverisë për dialogun.

“Kjo temë është bërë klishe sepse ka 10 vite që po diskutojmë gjërat e njëjta dhe metodologjitë e njëjta, vetëm njerëzit po ndryshojnë. Ne nuk e shohim si një proces të ri po që ka dalë si rezultat i obligimeve ndërkombëtare. Si LDK shohim që nuk ka përgatitje për ketë temë, e pozicion të qartë për këtë proces. Ka një mungesë transparence, unë nuk di cilat janë parimet e kësaj Qeverie për dialogun. Po shohim një qasje joaktive të kësaj qeverie për të përfshirë ShBA-të bë këtë proces. Ftoj kryeministrin të distancohet nga deklarimet e zëdhënësit të tij lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit sepse ajo ka ndikim të fuqishëm në vend.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri e ka quajtur lëvizje të pamatur vendosjen e dialogut si prioritet të gjashtë në programin qeverisës nga Kurti.

“Kryeministri Kurti ka bërë dy lëvizje të pamatshmë ka folur për dialogun si një prioritet të gjashtë a shtatë kurse tani dialogu po lenë anash shumë tema. Është një proces shumë konsumues i secilës Qeveri. Ne si parti opozitare jemi shumë serioz edhe pse jemi pakicë, ne kërkojmë llogaridhënie”.

Poashtu Tahiri ka komentuar edhe propozimet e kryeministrit Kurti në Bruksel për të cilat ka thënë se kanë qenë një taktikë katastrofale.

“Vuçiq dhe ‘Non paper’ që po dalin janë tema që po dalin me hap debat publik që ne me pas pozicion reaktiv jo proaktiv. Qeveria Kurti nuk ka pasur strategji po ka pasur taktikë. Ka punuar meqë që i ka dërguar atje propozime por që këto taktika ishin katastrofë, tentoi me ba CEFT-an sefte. E vërteta jonë është që ne kemi akoma të pagjetur dhe kurrë nuk duhet me ikë kësaj kërkesa. E vërteta jonë është që jemi shtet.

Gjithashtu ai ka theksuar se AAK-ja nuk pranon në asnjë formë, Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe ka bërë të qartë se pa ShBA-në këtë proces dialogu me Serbinë nuk ka zgjidhje, raporton EO.

“Tema e dialogut është temë nacionale dhe nuk është ekskluzive e askujt dhe ne si parti do ta ushtrojmë rolin tonë që të kontribuojnë. Asociacion me kompetenca ekzekutive nuk pranojmë në asnjë formë. Palët po dihen por ka rëndësi edhe kush është ndërmjetësuesi, pa ShBA-në në tavolinë dialogu me Serbinë nuk ka zgjidhje”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme