Opozita, e pavendosur rreth buxhetit

Prishtinë | 03 Nën 2016 | 09:17 | Nga

Zëvendësministri i Financave nga radhët e PDK-së, Isni Kilaj, pret që projektbuxheti për vitin 2017 të pësojë ndryshime gjatë shqyrtimit në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Ai thotë se rritja e buxhetit nga huamarrja nuk mund të jetë e realizueshme.

Vërejtje ai thotë se ka edhe në fondet e kufizuara për veteranët e luftës, si dhe në mungesën e mjeteve për disa ministri.

Ai thotë se sikurse në vitet e kaluara edhe gjatë vitit që vjen një pjesë e madhe e buxhetit do të shpenzohet për ndërtim të rrugëve.

Ai thotë se ka vërejtje serioze edhe për shumën e mjeteve që janë paraparë në buxhet nga huamarrja dhe kjo është vështirë e implementushme. Po planifikohen që 105 milionë euro për investime kapitale të sigurohen nga kredi të huaja.

Kilaj thotë se edhe po t’i realizojmë të gjitha këto buxheti do të ngarkohet për 300 milionë euro që brenda një viti fiskal është shumë për buxhetin e Kosovës.

Ai më tej thotë se kanë edhe disa ministri që kanë mungesë të madhe të buxhetit si ajo e Arsimit, si dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, ku sipas tij MTI-ja ka shumë pak mjete, 1 milion euro për investime kapitale që shkojnë në investime në parqe të bizneseve që sipas tij është një ndarje qesharake.

“Nuk janë marrë parasysh vërejtjet tona. Ministri Hoti ka vendosur të vazhdojë me mënyrën e vet, thjesht ta realizojë një premtim elektoral të bërë gjatë fushatës elektorale që nëse LDK-ja do të jetë në pushtet ka për ta pasur buxhetin prej 2 miliardë eurosh, ai realisht është një buxhet 2 miliardë euro, por është vetëm në letër, si i tillë nuk përbën as siguri dhe as stabilitet”, ka thënë ai për Gazetën “Zëri”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme