Opozita kërkon llogari për 80 mijë euro dëme shkaktuar Komunës së Pejës

Prishtinë | 06 Shk 2018 | 09:44 | Nga

Zvarritet prej një viti çështja e përgjegjësisë rreth përmbytjes së themeleve të objektit të shkollës së muzikës “Halit Kasapolli”, në Pejë.
Deri tash askush nuk është nxjerrë para përgjegjësisë për shumën prej 80 mijë eurosh, sa është llogaritur dëmi që është shkaktuar në prishjen e themeleve të kësaj shkolle, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në korrik të vitit 2016 kishte nisur ndërtimi i objektit të ri të kësaj shkolle në lokacionin buzë parkut “Karagaçi”. Por gjatë natës së një shtatorit kishte shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit në skaj të punishtes dhe uji kishte dëmtuar tërësisht punën e porsapërfunduar në pllakën e betonit të podrumit dhe themelin e objektit.

Drejtori i Financave, Jeton Abazaj, thotë se Komuna kishte formuar një komision vlerësues dhe, sipas tij, dëmi ishte llogaritur në 66 mijë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme