Opozita është alarmuar pas paralajmërimeve se presidenti Hashim Thaçi do ta shtrojë idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë në Paris.
Në manifestimin e shënimit të 100-vjetorit të armëpushimit, i nënshkruar në mes të Forcave Aleate dhe Gjermanisë për përfundimin e Luftës së Parë Botërore, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ftuar edhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Në media të ndryshme është raportuar për mundësinë e një takimi ndërmjet Thaçit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili, po ashtu, është ftuar në Paris.
Nga Zyra e presidentit të Kosovës nuk kanë folur nëse planifikohet të realizohet një takim mes Thaçit dhe Vuçiqit në Paris, dhe nëse ideja e korrigjimit do të prezantohet para diplomatëve ndërkombëtarë të mbledhur atje.