Opozita hungareze përmes një letre të përbashkët dorëzuar Parlamentit kërkon heqjen e azilit ish kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe largimin e tij të menjëhershëm nga Hungaria, respektivisht ekstradimin e të njëjtit në Shkup.
“Partia Socialiste”, “Dialog për Hungarinë” dhe “Koalicioni demokratik” i tërheqin vërejtjen qeverisë së Viktor Orbanit, duke theksuar se ajo nuk e përfaqëson vetëm popullin hungarez, por të gjithë qytetarët e BE-në.
Ata i kërkojnë Qeverisë të kthehet në rrugën evropiane dhe t’i respektojë standardet evropiane. Letrën e hapur, me të cilën dhënia e azilit Gruevskit vlerësohet si e turpshme dhe e papranueshme, opozita ia dërgoi edhe organizatave ndërkombëtare dhe ambasadave të më shumë vendeve.
Në të ndër tjerash theksohet se Orban i lejoi një krimineli pro-rus si Nikolla Gruevski të lëviz lirshëm jo vetëm ndërmjet qytetarëve hungarezë, por edhe në gjithë BE-në.