Opozita në Pejë në pritje të seancës së jashtëzakonshme për dënimet gjyqësore

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:35 | Nga Ekonomia Online

Këshilltarët e subjekte opozitare në Kuvendin Komunal të Pejës, në fillim të muajit shtator kanë paraqitur kërkesën për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për dënimet gjyqësorë të paguara nga Komuna këtë vit dhe vitet e kaluara.

Këtë kërkesë e kanë paraqitur zyrtarisht më 3 shtator dhe ajo është nënshkruar prej 14 këshilltarëve të katër subjekteve opozitare në Kuvend, AAK, LVV, Nisma dhe Alternativa. Vetëm një këshilltar i LVV nuk e ka nënshkruar këtë kërkesë, shkruan sot Koha Ditore.

“Atë ditë kur është dorëzuar kërkesa, është propozuar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet me 11 tetor, për shkak që t’i ofrohet kohë ekzekutivit ta përgatis raportin për cilat projekte dhe tjera që janë dënuar nga gjykatat. Mirëpo seanca ende nuk është thirrur dhe nuk e di arsyen pse, pasi është plotësuar baza ligjore për thirrjen e seancën së jashtëzakonshme me numrin e këshilltarëve që e kanë nënshkruar kërkesë. Mirëpo, nuk po e dimë arsyen pse kryesuesi i Kuvendit ende nuk e ka thirrur këtë seancë”, thotë këshilltari i Alternativës, Reshat Nurboja.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, Islam Husaj, pranon se kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në aspektin ligjor është e plotësuar, pasi i kanë 14 nënshkrime të këshilltarëve, prej 35 këshilltarë sa janë në Kuvendin Komunal të Pejës, por siç shton ai, tematika për të cilën është thirrur seanca nuk ka qenë urgjente.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme