Opsioni “pa komente” i Twitterit mund të kënaqë Trumpin, por të nxisë reagime te përcjellësit e tij

Prishtinë | 22 Maj 2020 | 12:15 | Nga Ekonomia Online

Twitter është duke testuar një mundësi të re në mënyrë që përdoruesit të mund të limitojnë se kush mund t’u përgjigjet postimeve të tyre. Pra mund të vendosni se kush mund të komentojë: vetëm njerëzit të cilët i përcillni apo vetëm njerëzit e përmendur në koment. Nëse nuk e përmendni askënd dhe zgjidhni opsionin e fundit, atëherë askush nuk mund të përgjigjet në postimet e juaja.

Reagimet ndaj këtij opsioni të ri kanë qenë të përziera. Disa janë duke e lavdëruar si mënyrë e mirë për t’i ndalur provokuesit që të përgjigjen në komente, e të tjerët thonë se u shkon për shtati personave të njohur, sidomos politikanëve, shkruan revista Mashable.

Si çështje e përgjithshme, insistimi i Twitterit që përdoruesit të kenë më shumë kontroll është gjë e mirë. Por zyrtarët publik mund të shkelin lirinë e shprehjes nëse e përdorin këtë vegël për të bllokuar komentuesit në bisedat e hapura për publik.

Gjate viteve të kaluara, gjyqet janë përballur me pyetjen nëse një fytyrë publike shkel ligjin e shprehjes së lirë nëse e bllokon dikë nga komentuesit. Gjyqi i Apeleve në SHBA përkrahi procesin kundër presidentit Trump, ku u tha se nuk i lejohej të bllokojë njerëzit, pasi që e kanë ofenduar apo nuk janë pajtuar me te, sepse kjo i shkelte të drejtat e tyre për pjesëmarrje në “biseda politike”.

Andaj karakteristika “pa komente” e Twitter mund të jetë limitim i drejtës të të shprehurit dhe njerëzit në syrin publik duhet të kenë kujdes se si e përdorin këtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme