Sot, në orën 13:00, në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti i fazës së 1/8-ave të Europa League. Në në këtë kompeticion kanë mbetur 16 ekipe, kryesisht të ligave më të forta në Europë. Kryeson La Liga spanjolle me 3 skuadra të kualifikuara, Anglia, Rusia, Italia me nga 2, dhe më nga 1 skuadër përfaqësohen Gjermania, Portugalia, Kroacia, Ukraina, Franca, Austria dhe Çekia. Në këtë fazë UEFA ka vendosur short të lirë, por me vetëm me një kusht, që të mos ketë përplasje mes skuadrës së vetme ukrainase, Dynamo Kyev me dy ekipet ruse. Për këtë arsye, si fillim do të mësohet kundërshtari i Dynamos së Kievit, duke përjashtuar nga shorti Krasnodarin dh Zenitin.
Në princip, ndeshjet do të luhen më 7 dhe 14 mars, në orën 18:55 dhe 21:00. Skuadrat që do të tërhiqen të parat në short do ta zhvillojnë ndeshjen e parë si pritëse.
Rruga për në Baku:
7 mars, vajtjet e 1/8
14 mars, ndeshjet e kthimit 1/8
15 mars, shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve
11 prill, ndeshjet e vajtjes së çerekfinaleve
18 prill, ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve.
2 maj, ndeshjet e vajtjes gjysmëfinale
9 maj, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale
29 maj, finalja në Stadiumin Olimpik, Baku
16 skuadrat që do të marrin pjesë në short
Arsenal (ENG)
Benfica (POR)
Chelsea (ENG)
Dinamo Zagreb (CRO)
Dynamo Kyiv (UKR)
Eintracht Frankfurt (GER)
Internazionale Milano (ITA)
Krasnodar (RUS)
Napoli (ITA)
Rennes (FRA)
Salzburg (AUT)
Sevilla (ESP)
Slavia Praha (CZE)
Valencia (ESP)
Villarreal (ESP)
Zenit (RUS)