Pas pushimit prej më pak se dy muajsh, në fundjavën e ardhshme, rifillojnë garat për edicionin 2021/22, me ndeshjet e 1/8 së Kupës së Kosovës.
Në këtë rreth të garave na presin duele intersante. Të gjitha skuadrat e kanë shfrytëzuar pushimin ndërmjet dy stinorëve garues për t’u përgatitur sa më mirë, teksa ndeshjet e kupës do të jenë testi i tyre i parë.
Komisioni i Garave tashmë e ka përpiluar orarin e ndeshjeve, i cili është si më poshtë:
Kupa e Kosovës – 1/8 e finales
E shtunë, 5.02.2022, ora 13:00
Gjilani – Dukagjini
2 Korriku – Ramiz Sadiku
Onix – KEK-u
Ulpiana – Arbëria
E diel, 6.02.2022, ora 13:00
Prishtina – Drenica
Ballkani – Malisheva
Fushë Kosova – Drita
E hënë, 07.02.2022, ora 13:00
Ferizaj – Llapi