Me 12 dhe 13 qershor do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Italisë.
Fillimisht me 12 qershor do të zhvillohet ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, pastaj me 13 qershor Napoli do të jetë kundër Interit.
Televizioni shtetëror “RAI”, që ka të drejtën e transmetimit, ka zyrtarizuar orarin e dy ndeshjeve.
Juventus – Milan dhe Napoli – Inter në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë do të luhen të dyja në orën 20:00, por në ditë të ndryshme.