Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka publikuar orarin e ndeshjeve të Kombëtares së Shqipërisë në Ligën e Kombeve.
Ditën e djeshme (e martë), pasi është hedhur shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese që garojnë në katër ligat e Kupës së Kombeve, ku Shqipëria u vendos në Grupin 4 të Ligës C së bashku me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, është vendosur dhe kalendari.
Federatat përkatëse u takuan ndërmjet tyre dhe përcaktuan rendin e ndeshjeve.
Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 4 shtator 2020 ndaj Bjellorusisë në udhëtim.
Kombëtarja Kuqezi do ta përfundojë fazën e grupeve në 15 nëntor ndaj Bjellorusisë në shtëpi.
Grupi 4:
Ndeshja e parë, 4 Shtator 2020: Bjellorusi-Shqipëri
Ndeshja e dytë, 7 Shtator 2020: Shqipëri-Lituani
Ndeshja e tretë, 10 Tetor 2020: Kazakistan-Shqipëri
Ndeshja e katërt, 13 Tetor 2020: Lituani-Shqipëri
Ndeshja e pestë, 12 Nëntor 2020: Shqipëri-Kazakistan
Ndeshja e gjashtë, 15 Nëntor 2020: Shqipëri-Bjellorusi