ORCA i dhuron 2 mijë libra Qendrës së Studentëve

Prishtinë | 15 Mar 2018 | 15:45 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtuesit e Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) i kanë dorëzuar Qendrës së Studentëve 2000 libra të mbledhura nga donacionet e qytetarëve për bibliotekën e konvikteve, raporton Ekonomia Online.

Rron Gjinovci nga OROCA, tha se me këtë iniciativë kanë dashur t’i tregojnë ministrisë së Arsimit që kur ata si organizatë mund të sigurojnë këtë numër të librave, ministria mundet të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Gjinovci tha se këto libra do t’u ndihmojnë shumë studentëve, pasi siç tha, universitetet në Kosovë nuk investojnë në libra.

“Ka qenë ide e studentëve dhe insistim i tyre, problemi që ata kanë me librat dhe bibliotekat në Universitetin e Prishtinës. Pas ardhjes së kësaj ideje tek ne, kemi pa mundësinë që të bëjmë një kampanjë për të mbledhur libra për student dhe kemi mendu që vendi më i mirë për ta bërë këtë është Qendra e Studentëve, ku janë të koncentruar mijëra studentë dhe ka nevojë për libra. Përgjigja ka qenë e jashtëzakonshme nga qytetarët”.

“Prapa nesh janë 2 mijë njësi me diku më shumë 500 tituj të të gjitha fushave që studiohen në UP. Në Kosovë universitetet nuk investojnë në qasje në informacion dhe në libra. Ne deshëm t’i dëshmojmë ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Prishtinës që kur një organizatë si e jonë është në gjendje me i mbledh 2 mijë libra për një muaj, ministria e Arsimit dhe UP-ja kanë mundësi shumë më të mëdhaja se ne për ta bërë 20 fishin e punës tonë”.

Drejtori  i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, duke mirëpritur këtë donacion tha se shpreson që librat do të jenë të gatshëm për studentët që nga nesër.

“Fondi në Qendrën e Studentëve është mjaft modest dhe sado pak të ndikojë në kërkesën që kanë studentët për literaturë, për lexim. Mendoj se iniciativa të tilla do të vazhdojnë edhe nga organizata të tjera por edhe nga ORCA. Shpresoj se që nga dita e nesërme të gjithë studentët do të kenë qasje në këta tituj.

Studenti i Fakultetit Juridik, Besart Tasholi, tha se këto libra janë shumë të rëndësishme për studentët sepse përballen me mungesë të literatures.

“Është shumë e rëndësishme. Unë jam student i nivelit Master në Fakultetin Juridik dhe kemi mungesë të literaturës. I pashë disa tituj të librave të cilat unë nuk kam mundur t’i gjej në Kosovë dhe jam detyruar t’i kërkoj nga Tirana dhe t’i përkthej nga gjuhët e huaja”.

Të ngjashme