ORCA: Rektori Dema s’i plotëson kriteret për profesor

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 11:21 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

49 për qind e drejtuesve të Universitetit të Prishtinës nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë. Ndërsa, 39 për qind e tyre kanë punime në revista që konsiderohen të dyshimta. Po ashtu, ka disa raste kur profesorët e asocuar apo të rregullt nuk kanë asnjë punim në revista shkencore ndërkombëtare.

Kështu u tha sot në publikimin e raportit me temë “Integriteti Akademik i Drejtuesve të Universitetit të Prishtinës nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu u bë e ditur se profesorët që si përmbushin kriteret për këtë pozitë janë rektori i UP-së, Marjan Dema, i cili ka një punim në një revistë të dyshimtë, Bujar Dugolli nuk ka asnjë punim në revista shkencore ndërkombëtare e po ashtu edhe profesori njëherësh dekan i Fakultetit Ekonomik, Bud Dedaj.

Rron Gjinovci, drejtor i Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim tha se ajo që mund të thuhet është që nga puna e mosdijes shumë profesorë listojnë pjesëmarrjet e tyre në konferenca sit ë ishin punime të tyre.

“49% e drejtuesve të UP-së nuk i justifikojnë tituj e tyre akademik, 39% prej tyre kanë punime në revista që konsiderohen të dyshimta, 42% e drejtuesve të UP-së nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë. Në dhjetë vitet e fundit ka pasur shumë s’përputhje. 100% e anëtarëve të Këshillit Drejtues nuk i justifikojnë titujt akademikë ndërsa 60% kanë nga një punim në revista të dyshimta”, tha ai.

Në publikimin e raportit po ashtu u bë e ditur se 6 nga anëtarët e rektoratit rezulton se 3 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë, derisa 3 anëtarë të rektoratit nuk i justifikojnë titujt e tyre akademik sipas rregulltaviës së UP-së.

Nga 18 profesorë të rregullt të verifikuar rezulton se 9 prej tyre kanë punime në revista që nuk i përmbushin parimet e revistës së mirëfilltë, ndërsa 11 nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë sipas rregullativës së UP-së.

Kurse, hulumtuesi Ervin Qafmolla theksoi se sa takon integritetit akademik ekziston një praktikë që shumica nuk e justifikojnë titullin e tyre.

“Pjesa më e madhe e profesorëve që nuk i justifikojnë titujt akademikë dhe kjo ndodhë se ose nuk kanë numrin e mjaftueshëm, ose sepse kanë llogaritur si punime shkencore prezantimet në konferenca. Pra, realisht edhe nëse këtyre u pranohen si punime të vlefshme ato punime të botuara në revista të dyshimta përsëri një mase e madhe e tyre mbi 40 për qind nuk i justifikojnë këto tituj. Ndaj, mund të theksojmë se edhe pse është një praktikë që është shqetësuese s ai takon integritetit akademik , botimet në revista të cilat janë të dyshimta dhe nuk përmbushin kriteret bazike të revistës së mirëfilltë prapë se prapë edhe sikur t’i njohim këto shumica nuk justifikojnë titullin e tyre çka do të thotë që problemi kryesor mbetet sërish mospasja e punimeve të mjaftueshme shkencore”, ka pohuar Qafmolla.

Gjatë këtij publikimi të këtij raporti u tha se problemet me numrin e pamjaftueshëm të punimeve shkencore relevante dhe norma e lartë e punimeve në botime që nuk i përmbushin parimet dhe kriteret e revistave të mirëfillta shkencore, apo që janë pjesë e ndonjë liste të revistave të dyshimta, është e përhapur në të gjitha gradat akademike dhe postet drejtuese, nga profesorët asistentë e deri të profesorët e rregullt, nga rektori i Universitetit deri te senatorët.

Të ngjashme