ORCA thërret konferencë për media pas vendimit të Këshillit të Etikës lidhur me denoncimin e tyre ndaj profesorit Ilir Tolaj për plagjiat

Prishtinë | 16 Jan 2024 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) ka thirrur konferencë për media, pas vendimit të Këshillit të Etikës, që e refuzoi denoncimin e tyre ndaj profesorit Ilir Tolaj për plagjiaturë në doktoratë.

Konferenca do të mbahet në orën 11:00, në zyrat e ORCA’s.

Ju njoftojmë që nesër me datë 17.01.2023, nga ora 11:00, në rrugën “Henrik Baric, Nr. 6”, në zyrat e ORCA-s, mbahet konferencë për media. Konferenca ka të bëjë me vendimin e Këshilli të Etikës për denoncimin e ORCAs mbi plagjiaturën e profesorit Ilir Tolaj në disertacionin e doktoratës së vet”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Këshilli i Etikës ka pushuar procedurën e filluar sipas denoncimit të Organizatës për Rritjen e CIlësisë në Arsim kundër Profesorit Ilir Tolaj, për plagjiaturë në doktoratë.

Sipas Këshillit të Etikës, punimi i Tolajt i respekton standardet shkencore për një punim doktorate dhe se denoncimi duhet të refuzohet si i pathemeltë. Ky Këshill është thirrur në raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës së Tolajt.

“Pushon procedura e filluar sipas denoncimit të Organizatës për rritjen e cilësisë në arsim – ORCA kundër Prof.Asoc.Dr.sc. Ilir Tola me nr. Të lëndës 14/14, datë 16.11.2022. – Këshilli i Etikës merr në konsideratë raportin e komisionit të ekspertëve të Universitetit të Prishtinës për konstatimin e origjinalitetit të punimit të doktoratës të Prof. Tolaj. – Këshilli i Etikës i referohet praktikës së deritanishme vendimarrëse duke theksuar sërish me vendosmëri, se secili anëtar i Universitetit duhet të kujdeset maksimalisht për respektimin rigoroz të kuadrit normativ, duke përfshirë këtu edhe rregullat përkatëse për publikimin e punës së tyre shkencore”, thuhet në vendim.

Të ngjashme