ORCA thërret konferencë të jashtëzakonshme pas arrestimit të aktivistëve të tyre

Prishtinë | 14 Nën 2022 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme pas arrestimit të aktivistëve Dibran Hoxha dhe Rron Gjinovci.

Ata janë arrestuar sot pas një aksioni “simbolik” ndaj plagjiatorëve të shpallur nga Këshilli i Etikës në Fakultetin Filozofik të UP-së.

“Pasi procedurat për vendimin përfundimtar për rastin e plagjiaturës Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati po marrin kohë siç ndodhë rëndon në Universitetin e Prishtinës, kemi vendosur që nga tash e tutje të kalojmë në aktivizëm gueril”, thuhet në një komunikatë të Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim..

“Në të gjitha rastet kur institucionet tregohen të paafta për t’i jetësuar vendimet meritore ndëshkuese për kryesit e shkeljeve, ORCA do të reagojë duke iu pamundësuar kryesve aktivitetin e tyre të përditshëm normal”.

Sipas ORCA-s, nk mund të ketë normalitet në situatë jonormale. “Është jonormale që një profesor i dënuar për plagjiaturë të vazhdojë të shfaqet para studentëve, prandaj ne po e normalizojmë situatën duke mos lejuar që kjo të ndodhë”.

“Ne u arrestuam, por do të vazhdojmë luftën kundër plagjiaturës”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

Konferenca do të mbahet në orën 14:00,  para ndërtesës së Rektoratit në Universitet të Prishtinës.

Të ngjashme