Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se sot është mbajtur takimi i parë i Këshillit Organizues për manifestimin me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Sipas njoftimit, në këtë takim është formuar edhe grupi punues, i përbërë nga kryetarët e degëve të OVL UÇK-së, të cilët do të jenë përgjegjës për koordinimin dhe realizimin e aktiviteteve në nivel qendror dhe lokal.
Takimi u kryesua nga Hysni Gucati, ndërsa gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor.
“Gjatë mbledhjes u shqyrtua në detaje organizimi i manifestimit treditor, me theks të veçantë në ndarjen e detyrave, përgjegjësive dhe koordinimin ndërmjet degëve”, thuhet në njoftim.
Pas diskutimeve dhe konsultimeve, Këshilli Organizues ka miratuar logon zyrtare të manifestimit dhe ka propozuar për aprovim agjendën e aktiviteteve, e cila pritet të miratohet në ditët në vijim.
Sipas agjendës së propozuar:
5 Mars
6 Mars
7 Mars
Organizatorët kanë bërë të ditur se detajet përfundimtare të manifestimit do të publikohen pas miratimit zyrtar të agjendës nga Këshilli Organizues i Epopesë së UÇK-së.