Organizatat që ofrojnë mbrojtje dhe kujdes për fëmijët në rrezik të funksionimit, kërkojnë mbështetje institucionale

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 13:33 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e fëmijëve e kanë të pamundur funksionimin e tyre me buxhetin aktual. Kësisoj, ky koalicion ka kërkuar mbështetje nga ekzekutivi, për arsye se programet dhe projektet që kanë qenë të dedikuar për shërbime sociale kanë përfunduar në dhjetor të vitit 2023, raporton Ekonomia Online.

Gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues të KOMF-it e OJQ-ve tjera që merren me mbrojtjen e fëmijëve, thonë se pavarësisht thirrjeve për ndihmë, një gjë e tillë nuk u është ofruar nga ekzekutivi. Sipas tyre, përqindjen më të madhe të përkrahjes e kanë përmes donatorëve.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka thënë se organizatat janë duke ballafaquar me sfida,

Ajo ka thënë se organizatat tani janë duke funksionuar me rreth 66 për qind të buxhetit për të funksionuar, përderisa shërbimet ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, kanë mbështetje financiar me rreth 21 për qind të financimit.

“Sigurisht që kemi pasur një bashkëpunim të mirë më Komisionin e juaj. Vetë miratimi i Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare i cili sjell një shërbim të ri në fushën e shërbimeve sociale është një hap shumë i madh dhe në bashkë me organizata anëtare e kemi cilësuar një ndër arritjet më të mëdha në tri katër vitet e fundit. Organizatat anëtare të koalicionit KOMF, pjesa dërrmuese e tyre janë ofruese të shërbimeve sociale direkte, qoftë për fëmijët pakujdes prindëror, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat të dhunë dhe abuzimit, viktimave të trafikimit, janë në dispozicion çdo ditë madje shërbimet rezidenciale janë 24 orë në shërbim të fëmijëve”, ka thënë Kelmendi, teksa shprehet e pakënaqur me mbështetjen e institucioneve vendore. Ajo ka deklaruar se organizata që operojnë në Kosovë, mbështetjen më të madhe e kanë nga donatorët.

“Ka sfida, Kosova ka zgjedhur modelin e ofrimit të shërbimeve social për fëmijë dhe familje sistem i modelit të kombinuar. Në Kosovë janë rreth 50 organizata joqeveritare të cilat janë ofruese të shërbimeve sociale. Dhe punojnë në vazhdimësi me fëmijë dhe familje. Këto organizata të licencuara mbështetjen më të madhe deri me tani e kanë pasur nga donatorët. Dhe kanë pasur mbështetje edhe nga institucionet publike, mbështetje sporadike ka pasur nga disa komuna. Me një financim të kombinuar kanë vazhduar që të ofrojnë shërbime. Situata është përkeqësuar nga janari i viti 2024 dhe arsye është se programet dhe projekt që kanë qenë të dedikuar për shërbime sociale kanë përfunduar në dhjetor të 2023. Me mbylljen e këtyre programeve është krijuar një kaos i shërbimeve. Sepse një pjesë e ofruese të shërbimeve kanë mbyllur shërbimet, ndërsa një pjesë tjetër kanë reduktuar shërbimet duke reduktuar numrin e përfituesve”, ka thënë ajo.

“Aktualisht shërbimet rezidenciale, rreth 66 për qind kanë buxhete për të funksionuar. Përderisa shërbimet ditore për fëmijët me aftësi të kufizuar, kanë mbështetje financiar me rreth 21 për qind të financimit, është vështirë me vazhdu si ofrues të shërbimeve. Tani në situatë që jemi është një numër i fëmijëve dhe familjeve që nuk marrin shërbime. Duke pasur parasysh këtë situatë kemi bërë kërkesë ndaj ministrit të Financave, kryeministrit por edhe ministres së Drejtësisë, për krijim e një mase të përkohshme për funksionalizimin e shërbimeve sociale në kuadër të pakos për ringjallej ekonomike. Kjo është një zgjidhje ad-hoc, këtë e kemi parë si mundësi që ta tejkalojmë këtë sfidë. Nuk kemi marr një përgjigje akoma”, ka thënë ajo.

Remzie Krasniqi nga SOS fshatrat e fëmijëve në Kosovë, ka thënë se me mungesë të fondeve dhe të një buxhet të qëndrueshëm e kanë të pamundur të pranojnë fëmijë të tjerë për strehim 24 orë.

“Një nga porosit që vjen nga organizata jonë, është se çka do të ndodh me shërbimet 24 oreshe në vitet ne vazhdim. Ne i kemi informuar edhe qeverinë që në vitet në vazhdim e kemi pamundësinë për të strehuar numër të ri të fëmijëve dhe është lisat e gjatë, në pamundësi të fondeve dhe një buxhet të qëndrueshëm e kemi të pamundur më pranuar fëmijë të tjerë përveç këta që i kemi. Një shpenzim mujor për një fëmijë tek ne, përafërsisht ka koste deri në 850 euro, përderisa në marrim 44 euro nga subvencionet e qeverisë. Kjo e rrezikon çdo muaj mbulimin e shpenzimeve”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Komisionit, Fatmire Kollçaku ka thënë se me Ligjin e ri për Shërbime Sociale Familjare pritshmëritë janë se nga viti i ardhshëm të jetë një situatë më e mirë financiare për këto organizata.

“Ligji për Shërbime Sociale Familjare krijon një bazë për ndryshimin ku ndan për here të larë për nivelet e shërbimeve sipas ligjit. Donjeta e ceki që pritshmëritë vitin tjetër e kemi një situatë më të mirë. Se kur kemi një ligj që parasheh një kosto financiare ne shpresojmë që ato do të shkojnë paralel”, ka thënë ajo.

Të ngjashme