Organizatat ruse do të ndihmojnë serbët e Kosovës

Prishtinë | 25 Sht 2017 | 14:29 | Nga

Zyra e ashtuquajtur për Kosovën në Serbi, ka arritur marrëveshje me organizatën joqeveritare “Misioni rus humanitar”, kanë arritur marrëveshje që kjo e fundit të ndihmojë serbët në Kosovë.

Sipas memorandumit të nënshkruar nga Marko Gjuriq, dhe drejtori i organizatës, Brainimir Nesiq, serbët e Kosovës do të ndihmohen në fushat e arsimit, shëndetësisë, dhe skemave sociale.

Gjuriq ka deklaruar se me këtë rast, rusët dhe serbët po luftojnë dhe po punojnë për të siguruar një jetë më të mirë për serbët e Kosoëvs, transmeton lajmi.net

“Ata sjellin njerëz me ndikim dhe intelektualë, për të ndihmuar njerëzit tanë në Kosovës”, deklaroi Marko Gjuriq.

Sipas tij, tashmë është hartuar një seri e projekteve që përfshijnë investime në spitale, shkolla dhe sisteme tjera.

Drejtori i organizatës ruse, NEsiq theksoi se tri fushat kryesore ku do të investohet do të jenë në arsim, shëndetësi dhe sociale.

Të dy janë zotuar se Rusia do të vazhdojë të investojë për serbët.(Lajmi.net)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme