Organizatorët e protestës kundër Lumezit e për vetting në drejtësi zbulojnë itinerarin

Prishtinë | 22 Gus 2018 | 10:50 | Nga

Organizatorët protestës kundër ndërhyrjes së politikës në sistemin e drejtësisë, ka zbuluar itinerarin e organizimit të sotëm.

Përmes një njoftimi për media, ata thonë “tashmë është e qartë se prokuroria është në shërbim të politikës”.

“Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksander Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin për media të organizatorëve të protestës.

Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë”, theksohet tutje në njoftim.

Sot, më 22 Gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit.

Të ngjashme