Ekonomia Online
FUNDIT

Organizohen homazhe për Navalnyn, para Zyrës së Rusisë në Prishtinë

Organizohen homazhe për Navalnyn, para Zyrës së Rusisë në Prishtinë

Sonte në ora 18:00 do të mbahen homazhe për Alexei Navalny-n, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë. The Geopost shkruan se përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë. Lideri i […]

Sonte në ora 18:00 do të mbahen homazhe për Alexei Navalny-n, i cili vdiq në rrethana misterioze në një burg të Rusisë.

The Geopost shkruan se përfaqësues të shoqërisë civile këtë do ta bëjnë duke ndezur qirinj dhe ekspozuar fotografinë e Navalny-t, edhe si protestë para Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë.

Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny vdiq në rrethana misterioze në moshën 48-vjeçare, në një burg në Siberinë Perëndimore në Rusi.

Ai ishte shpallur nga Amnesty International si i burgosur i ndërgjegjes.

Të ngjashme