Ka nisur për herë të parë në Kosovë, në qytetin e Suharekës, Karnavali “Golden Eagle”, i cili ka ndezur atmosferën në hapësirat e qytetit duke iu mundësuar të gjitha grupmoshave argëtim në një ditë me plot aktivitete.
Karnavali është paralajmëruar se do të përmbyllet me një koncert të reperit Gjiko, i cili ështët imazhi më i ri i “Golden Eagle”.
Ky karnaval organizohet nga kompania “Frutex”, mbështeur edhe nga komuna e Suharekës. 20 grupe të ndryshme nga Kosova dhe Shqipëria, përfshirë trupa e cirkut, banda frymore, ansamblet muzikore folklorike etj., kanë përformuar fillimisht duke parakaluar përgjatë rrugës kryesore të qytetit.
Më pas, përformimet e grupeve do të bëhen në dy skena, e para në sheshin “Fadil Vata”, kurse skena e dytë përballë palestrës së sporteve “13 Qershori”.
Gjatë gjithë kohës së Karnavalit organizatori ka shpërndarë dhurata për fëmijët e pranishëm, gjithashtu ka pasur ushqim dhe pije me çmime simbolike.
Grupet që kanë përformuar janë: Miki Maus, Kaubojët, Princeshat, Marinarët, Piratët, Palaqot, Andi, Roboti , Mad, Max, Get Up, Star Dance, Shoqëria Artistike “Jehona”, Ansambli ”Rugova”, Orkestra Frymore “Afërdita” nga Elbasani, Cirku i Tiranës etj.