Organizuan aksion para bankave: Aktivistët e PSD-së dënohen nga Policia e Kosovës

Prishtinë | 30 Sht 2020 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Aktivistet e PSD-së, në një aksion të organizuar në qendër të Prishtinës, janë ndalur nga Policia e Kosovës dhe janë dënuar, shkruan Gazeta Metro.

Aktivistët e PSD-së kishin organizuar një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit të bankave gjatë situatës me COVID-19.

Ndërsa, menjëherë kanë ndërhyre Policia e Kosovës, të cilët kanë dënuar organizatorët e këtij aksioni.

“Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave edhe gjatë situatës me COVID-19. Bankat janë përfituesit në të mëdhenj të pandemisë. Përfitimin e tyre të padrejtë dhe të pabarabartë, po e mbron qeveria. Qoftë aktualja, qoftë e kaluara”, ka shkruar Frashër Krasniqi në Facebook.

Policia po i dënon aktivistët e PSD sepse realizuan një aksion kundër pabarazisë dhe përfitimit spektakolar të bankave…

Gepostet von Frashër Krasniqi am Mittwoch, 30. September 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme