Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ditë më parë qëndroi në Brunei ku u prit me nderimet më të larta në këtë shtet.
Gjatë vizitës dhe darkës zyrtare Orkestra Mbretërore e Bruneit ka nderuar presidenten duke interpretuar muzikë shqipe.
Në një video të siguruar nga #Gjesi shihet teksa gjatë kësaj darke orkestra ka interpretuar këngën ”Mos ma ndal” të Adelina Ismailit, duke sjell në zemër të Brunei Darussalam tingujt e kësaj kënge ikonike të divës shqiptare.