Disa persona raportohet se janë bllokuar në fshatin Drelaj të Rugovës.
Kjo pasi atje ra një ortek bore gjatë ditës së sotme.
Qendra e Emergjente të thirrjeve 112, e cila duke mos u lëshuar në detaje, ka bërë të ditur se dy kompanitë e pastrimit “Rosi” dhe “Lika” janë në vendin e ngjarjes.
Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj e ka konfirmuar rastin, por se ka bërë të ditur se orteku tashmë është larguar dhe rrugët janë të kalueshme.
“Orteku është largu e tani Rrugët e Rugovës janë të kalueshme por me disa vështirësi, për shkak të reshjeve dhe lagështisë, ka pjesa e Drelajve ka disa rrëshqitje të borës, për çka bëjmë thirrje për kujdes maksimal nga ngasësit e veturave”, thotë ai./ Front Online