Sonte do të ndahen çmimet “Oscars” 2019.
Sonte do të mbahet edicioni i 91-të i ndarjes së çmimeve të Academy Awards (që njihet si ‘Oscars’).
Kjo ngjarje që vlerëson të arriturat artistike dhe teknike në industrinë filmike mbahet sonte (sipas kohës sonë lokale në orët e para të 25 shkurtit).
Mbrëmja e madhe e çmimeve “Oscars”, sivjet nuk ka asnjë mikpritës pas dorëheqjes së komedianit Kevin Hart për ta plotësuar hapësirën ndërmjet ndarjes së çmimeve dhe segmenteve muzikore janë zgjedhur disa emra si: Robert Downey Jr, Chris Hemsworth, Scarlett Johansson, Mark Ruffalo, Chris Evans, Chadwick Boseman, Samuel L Jackson – së bashku me yllin e DC, Jason Momoa dhe atë të X-Men, James McAvoy.
1989-ta ishte hera e fundit kur ”Oscars” u mbajt pa prezantues dhe e njëjta rrezikohet të ndodhë edhe në shkurt.
Duhet kujtuar se “Oscars” këtë vit pritet të shënojë një mbrëmje të profilit të lartë për muzikën në film, falë të nominuarve të mundshëm që janë emrat e famshëm si: Lady Gaga, Dolly Parton dhe Kendrick Lamar, tregojnë tutje burimet e “Variety”.
Filmat “Roma” dhe “The Favorite”, janë dy prej filmave që udhëheqin me nga 10 nominime secili, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
“Black Panther” filmi që bëri histori u nominua për çmimin “Best Picture” për të pësuar me “A star is born” me protagonistë këngëtaren e famshme Lady Gaga dhe Brafley Cooper.
Ceremonia e OSCARS 2019 do të mbahet sonte më 24 shkurt në Los Angeles të Kalifornisë (sipas kohës sonë lokale në orët e para të 25 shkurtit).