Organi Shqyrtues i Prokurimit (OShP) ia ka anuluar Ministrisë së Integrimit Evropian (MIE) një aktivitet të prokurimit, me arsyetimin se nuk ka përzgjedhur kompaninë publike para asaj private, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo pas ankesës së ndërmarrjes publike, Telekomi i Kosovës, e cila pretendon se Ministria e Integrimit Evropian ka shkelur Ligjin e prokurimit publik, në dhënien e tenderit për shërbime të telefonisë mobile, i cili kap shifrën prej 77 mijë eurove.