OShP-ja e KRPP-ja s’i përgjigjen Kuvendit, Komisioni ua jep edhe një javë afat

Prishtinë | 07 Shk 2024 | 12:22 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Mungesa e përfaqësueseve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) dhe Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), ka bërë që të dështojë mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. E këta të fundit, u kanë dhënë afat një javë për të marrë pjesë në mbledhjen për shqyrtim të planeve vjetore të këtyre dy institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Të mërkurën, Komisioni nuk mbajti mbledhjen sepse kryetarja e Bordit të OSHP-së dhe përfaqësues të KRPP-së nuk morën pjesë.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja, ka thënë se kryetarja e Bordit të OSHP-së ka njoftuar se gjendet jashtë vendit dhe e ka të pamundur pjesëmarrjen, ndërsa nga KRPP-ja kanë njoftuar se janë në takim zyrtar në Londër.

“Ne kemi marr njoftim nga OSHP-ja se kryetarja e OSHP-së nuk ka mundësi që të marr pjesë së është jashtë vendit. Edhe nga KRPP jemi njoftuar se nuk mund të marrin pjesë se janë në udhëtim jashtë vendit”, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, e ka cilësuar shqetësuese mospjesëmarrjen e agjencive të pavarura në Komision. Ai tha se është detyre e tyre që të paraqiten në raportim dhe se ata duhet që t’i përshtaten orarit të caktuar pasi e kanë obligim shtetëror.

“Është shqetësuese mosraportimi i tyre. Nuk është dëshirore raportimi i tyre në Komision. Nuk duhet me ju përshtat ne kohës tyre, ata duhet që të japin llogari. Dy javë me herët i kemi njoftuar nuk është asgjë me e rëndësishme se sa raportimi”, tha ai.

Muja e ka quajtur “kronike” mungesën e OSHP-së në komisione.

Ai ka njoftuar se e mërkura e ardhshme do të jetë dita finale, në të kundërtën “do të procedohet sipas ligjit dhe do t’i raportohet Kuvendit”.

Të ngjashme