OShP-ja kthen në rivlerësim tenderin për autostradën drejt Gjilanit

Prishtinë | 26 Tet 2017 | 19:41 | Nga

Organi Shqyrtues i Prokurimit publik ka kthyer në rivlerësim tenderin për Autostradën A7, Prishtinë – Gjilan, pasi ka konstatuar që Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastrukturës ka shkelur disa nga dispozitat e Ligjit të Prokurimit Publik.

13 operatorë ekonomikë patën ushtruar ankesa në gjykatën e tenderëve.

Një ndër gjetjet e Panelit Shqyrtues gjatë gjykimit të kësaj lënde, është ajo se Autoriteti Kontraktues nuk ka marrë për bazë nenin 1 të Ligjit të Prokurimit Publik, qëllimi i të cilit është të sigurojë mënyrën me efikase, transparente dhe të drejtë për shfrytëzimin e fondeve publike.

Kujtojmë se për këtë tender ishte kërcënuar me jetë Kryetari i Bordit të OSHP-së, Blerim Dina, i cili siç i deklaroi KTV-së, u kërcënua nga Shaban Lushtaku e Naim Sallahu.

Të ngjashme