Osmani: Austria na ndihmoi në shtet-ndërtim, bashkëpunimi ekonomik bazë për miqësi afatgjate

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 10:10 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme, duke kontribuar edhe në shtet-ndërtimin e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në ceremoninë e Themelimit të Shoqatës së Miqësisë Austriako-Kosovare, Osmani tha se bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate.

“Shteti i Kosovës është bërë falë ndihmës së miqve të saj sikurse që është Austria dhe kjo do ta bëjë edhe më të fortë këtë bashkëpunim. Fuqia e miqësisë mes të dyja vendeve është e pamatshme, ndërkaq dobia e popujve të të dyja vende është e madhe”.

“Ato ndërtohen mbi bazën e besimit, të vlerave dhe dëshirës për të punuar së bashku për të mirën e përbashkët. Bashkëpunimi i ndërsjellët ekonomik shërben edhe si bazë për miqësi afatgjate duke promovuar edhe stabilitetin ekonomik në shkallë të lartë”.

“Miqësia e Kosovës me Asturinë është sa e vjetër aq edhe e çmueshme. Austria gjithmonë ndihmonte në shkollimin e të rinjve nga Kosova”, tha Osmani.

Të ngjashme