Osmani: Ballkani i integruar në BE është garanci për stabilitet dhe Evropë të sigurt

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, sot në Vjenë mori pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kjo u organizua nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane të Austrisë në zyrën e Kancelarit Federal, Gernot Blumel, kushtuar sfidave me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian në krijimin e të ardhmes së Evropës.

Osmani tha se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë gjithmonë pjesë e Evropës.

“Të gjithë ne, vendet kandidate për anëtarësim në BE, kemi ambicie dhe qëllim të përbashkët për të qenë pjesë e BE-së, sepse vetëm një Ballkan i qëndrueshëm, i sigurt dhe i begatë është garancë e fortë për një Evropë të qëndrueshme, të sigurt dhe të begatë në tërësi“, theksoi Osmani në takim, duke potencuar se vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Në rajon ka një realitet të ri të quajtur Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është vendi i cili pa dyshim bëhet anëtar i 30-të i Aleancës së NATO-s, i cili ka pritje reale për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian këtë vit; ky është vendi i cili po shndërrohet në shembull për demokraci të organizuar funksionale, multikulturore, multietnike dhe multigjuhësore, theksoi Osmani.

Të ngjashme