Osmani: Buxheti për vitin 2019 po rritet përmes kredive, shpenzimet të jenë konform ligjit

Prishtinë | 27 Tet 2018 | 08:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Buxheti për vitin 2019 do të mbërrijë në 2.3 miliardë euro, kjo në bazë të planifikimit që ka bërë Ministria e Financave (MF). Ky buxhet është më i larti që ka pasur Kosova deri më tani dhe po konsiderohet të jetë i realizueshëm.

Anëtarë i Komisionit për Buxhet dhe Financa, deputeti i LDK-së, Naser Osmani e sheh me skepticizëm këtë rritje pasiqë sipas tij, nuk ka indikacione të një zhvillimi ekonomik e që përmes të cilit mund të vijnë burime të reja të të hyrave.

Sipas tij, rritja e buxhetit mund të bëhet vetëm përmes marrjes së kredive në mënyrë që financohen investime kapitale e që përmes këtij financimi të arrihet rritja e buxhetit.

Osmani ka sqarua se viti aktual fiskal ka një planifikim të hyrave në 1 miliard e 829 milionë euro ndërsa trendët e inkasuara që tregohen nga Administrata Tatimore dhe nga Dogana, nuk tregojnë që ka indikacione të një zhvillimi ekonomik e që do të ketë burime të reja të hyrave.

“Duhet të kihet parasysh që ky vit buxhetor d.m.th viti aktual fiskal ka një planifikim të hyrave në 1 miliard e 829 milionë ndërsa trendët e inkasuara që tregohen nga Administrata Tatimore dhe nga Dogana, nuk tregojnë që ka indikacione të një zhvillimi ekonomik e që do të ketë burime të reja të hyrave”.

“Nga ana tjetër ne jemi të obliguar që shpenzimet me i pas konform ligjit mbi Menaxhimin e Financave Publike d.m.th një deficit deri në 2% të bruto produktit shoqëror edhe me ruajt bilancin bankar 4.5 të bruto-produktit shoqëror për me krijuar stabilitetin financiar”.

“Duke marr parasysh edhe obligimet tona ndaj MSA-së që kemi detyrime për shkak të kësaj marrëveshje me Bashkimin Evropian, politikat që janë bërë në pakot fiskale d.m.th ndryshimi i ligjeve fiskale që ka të bëjë me lirimin e disa produkteve për prodhuesit e lëndës së parë, d.m.th krejt këto janë shenja që kemi mu sjell në këtë dinamikë të hyrave”.

“Konsideroj që kanë menduar me marr kredi, kredi që do t’i financojnë investimet kapitale dhe kjo kategori e investimeve kapitale do të rritet për qatë ndryshimin 200 milionë nëse kanë menduar që të rritet kategoria e investimeve kapitale”.

Ai tha se shndërrimi i FSK-së në ushtri, pagesa për kategorinë e veteranëve dhe ndryshimi i Ligjit për Paga janë vetëm disa nga indikatorët që tregojnë se buxheti duhet të rritet mirëpo që sipas tij, duhet të ketë kujdes me investime, raporton EO.

“Nëse do të ketë rritje tek kategoria e pagave dhe mëditjeve, nëse është menduar që të rriten shpenzimet për këtë qëllim, mua do të më vije keq sepse kategoria pasive në marrëdhënien kategoritë që marrin por nuk janë aktiv në punë, e sidomos tash që këtë kategori e ka rëndu veteranët e luftës, është e barabartë sa kjo pjesa aktive që punojnë në institucionet e Kosovës dhe është diku rreth 1 miliard e 100 milionë dhe e rëndon shumë buxhetin nëse rritet më tutje”.

“Pastaj presim ndryshime në Ligjin për paga që do të ketë përafërsisht një kosto shumë të madhe edhe obligimet tjera që kanë të bëjnë me ligjet të cilat i kemi aprovuar sidomos për shndërrimin e FSK në ushtri të rregullt që përsëri do të ketë një kosto shtesë.

“Këto janë krejt indikatorë që buxheti duhet të rritet, por duhet të ketë parasysh ku rritet. Unë mendoj që nëse duhet të rritet buxheti duhet të rritet për forcën e re tash që do të bëhet Ushtria e Kosovës, edhe për investimet kapitale”, tha ai.

Të ngjashme