Osmani pret në takim ministrin e jashtëm të Greqisë, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë | 12 Mar 2023 | 11:09 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën ka pritur në takim ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias, raporton Ekonomia Online.

Nga ky takim, mediat janë lejuar të marrin pamje, ndërsa nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për gazetarë.

Në një postim në Facebook, presidentja Osmani tha se me Dendiasin kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi dhe përkushtimin e forcimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë.

“Kosova vazhdon të jetë e angazhuar për paqe afatgjate në rajon, forcim të demokracisë dhe integrim të plotë në institucionet euroatlantike”, tha Osmani.

Dendias pritet të takohet edhe me përfaqësues të tjerë institucionalë.

Të ngjashme