Osmani: Dialogu me Serbinë do të vazhdojë në ShBA

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 12:06 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka deklaruar se dialogu me Serbinë synon të vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, SHBA ka qenë shteti i përhershëm i cili e ka ndihmuar që nga fillimet e saj Kosovën.

Osmani theksoi se qeveria e ardhshme do të jetë e fuqishme, por ajo kërkoj bashkëpunim edhe nga partitë e tjera politike në procesin e dialogut me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë synojë ta vazhdoj në SHBA, pasi është vendi i cili na ka përkrahur që nga fillimi. Normalisht edhe Gjermania si shteti i dytë.  Kam tentuar qe të ndërtohet bashkëpunim dhe unitet në tema të caktuara, qe ti kemi te gjitha partitë afër dhe të kemi një rol sa më të madh. Mandatin do ta marr nga parlamenti dhe qeveria jonë do të jete me e fuqishme. Duhet ti jepim fund situatave që i kemi pasur në qeveritë paraprake. Derën time të bashkëpunim për dialog do ta kenë të hapur të gjithë”, tha Osmani.

Këto komente kandidatja nga radhët e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani i bëri në debatin “Talk the Talk”, ku ka folur për programin e kësaj partie.

Të ngjashme